Aktualitet

I vodhi varësen nga qafa shokut dhe më pas e plagosi, ekstradohet nga Hungaria 42-vjeçari, po kthehej në Shqipëri (EMRI)

Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese hungareze ekstraduan 42-vjeçarin e dënuar në vitin 2015, pasi gjatë një konflikti me shokun e tij në zonën e Kinostudios në kryeqytet i vodhi varësen nga qafa dhe e plagosi me mjete të forta. 
Featured image of article: I vodhi varësen nga qafa shokut dhe më pas e plagosi, ekstradohet nga Hungaria 42-vjeçari, po kthehej në Shqipëri (EMRI) Foto ilustruese

HUNGARI– Ekstradohet nga Hungaria shqiptari Renato Mneri, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar për plagosje dhe grabitje.

Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese hungareze ekstraduan 42-vjeçarin e dënuar në vitin 2015, pasi gjatë një konflikti me shokun e tij në zonën e Kinostudios në kryeqytet i vodhi varësen nga qafa dhe e plagosi me mjete të forta. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas largimit nga Shqipëria, Mneri prej 3 vitesh jetonte në Berlin dhe teksa ka tentuar të kthehej në Shqipëri është arrestuar nga autoritetet hungareze, për t’u ekstreduar më pas në Shqipëri.

(k.m/dosja.al)

Një Koment në “I vodhi varësen nga qafa shokut dhe më pas e plagosi, ekstradohet nga Hungaria 42-vjeçari, po kthehej në Shqipëri (EMRI)

  1. A doni te dini te verteten e ketij lajmi,se keto jane genjeshtra qe keni shkruar.

Shto Koment