
TIRANE– Partia Demokratike ka reaguar pas postimit që mjekja Najada Como bëri në rrjetet sociale në lidhje me ilaçin Remdesivir, i cili sipas saj jepet falas për disa kategori të caktuara.
Përmes një reagimi në “Facebook”, eksperti i shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi theksoi se është për të ardhur keq që Çomo keqpërdoret nga qeveria për të mbuluar të vërtetën. Demokrati tha se shumë qytetarë e kanë paguar vetë antiviralin Remdesivir, sepse në spitale nuk gjendet.
‘Është për të ardhur keq që shefja e infektivit, Dr.Najada Çomo, keqpërdoret nga qeveria për të mbuluar të vërtetën. E vërteta është ajo që tha kreu i opozitës sot Lulzim Basha. Shumë qytetarë e kanë paguar vetë antiviralin Remdesivir, sepse në spitale nuk gjendet. Vetë mjekët e COVID 1 dëshmojnë se njerëzit e blejnë vetë antiviralin, që duhet të ishte falas në spital. Në foto dëshmia e mjekut të infektiviti, Dr.Renato Osmënaj. ‘- shkruan Koduzi.
(A.B)/Dosja.al