Aktualitet

Rekrutonin persona të ndryshëm, kundrejt shpërblimit, e i pajisnin me dokumente të falsifikuara, bien në pranga dy persona (EMRAT)

Në pranga kanë përfunduar Shahije Rroshi, 25 vjeçe dhe Leonard Allushi, 27 vjeç.
Featured image of article: Rekrutonin persona të ndryshëm, kundrejt shpërblimit, e i pajisnin me dokumente të falsifikuara, bien në pranga dy persona (EMRAT) Foto Ilustruese

TIRANË– Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë pasi dyshohet se merrnin kredi në subjekte financiare me dokumente të falsifikuara e më pas i shpërndanin me anë të shpërblimit.

Në pranga kanë përfunduar Shahije Rroshi, 25 vjeçe dhe Leonard Allushi, 27 vjeç. Bashkëpuntorët kishin krijuar një skemë mashtrimi, me anë të së cilës rekrutonin persona të ndryshëm, kundrejt shpërblimit, duke i pajisur me dokumente të dyshuara të falsifikuara, për të bërë të mundur përfitimin e mikrokredive nga këto institucione financiare.

NJOFTIMI:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fraud 21”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Merrnin kredi në subjekte financiare që japin mikrokredi, me dokumente të falsifikuara, vihen në pranga 2 shtetas.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Fraud 21”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasve:Sh. Rr., 25 vjeçe dhe L. A., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këta shtetas kishin krijuar një skemë mashtrimi, me anë të së cilës rekrutonin persona të ndryshëm, kundrejt shpërblimit, duke i pajisur me dokumente të dyshuara të falsifikuara, për të bërë të mundur përfitimin e mikrokredive nga këto institucione financiare.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe vënien para drejtësisë edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Mashtrim me kredi”.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment