Sport

Rekordi i Hamilton, 100 ‘pole-position’ në karrierë

Në garën e sotme, Hamilton do ta synojë fitoren e 98-të në karrierë, në pistën ku ka fituar në katër vitet e fundit. Vitin e kaluar, ai kaloi rekordin e Schumacherit me 91 fitore
Featured image of article: Rekordi i Hamilton, 100 ‘pole-position’ në karrierë
Përditësuar:

SPANJE – Piloti britanik Lewis Hamiltoni i Mercedes ka fituar ‘pole-position’ e 100-të në karrierën e tij, duke lënë pas holandezin Max Verstappenin të Red Bull në kualifikueset për Grand Prix të Spanjës. Piloti tjetër i Mercedesit, Valtteri Bottas, përfundoi i treti, i ndjekur nga Charles Leclerc i Ferrarit.

Hamiltoni e përshkoi pistën e Montmelos pranë Barcelonës, me kohën 1 minutë e 16.74 sekonda, ndërkohë që Verstappen ishte 0.03 sekonda prapa tij. “Nuk mund ta besoj se jemi në 100 fitore. Kjo padyshim se është arritur falë djemve dhe vajzave në fabrikë, të cilët po bëjnë punë të shkëlqyer”,– tha Hamilton pas fitores.

Ja dhe renditja se si do të nisen në garën e sotme pilotët për garën Grand Prix të Spanjës:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

B.T (Dosja.al)

Shto Koment