Bota

Rekord viktimash në SHBA/ Brenda një ditë regjistrohen 1,400 të vdekur nga Covid-19 dhe rreth 80 mijë të infektuar

Ditën e djeshme në Amerikë janë regjistruar 1,462 të vdekur nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi. Kjo është dita e katërt me radhë që SHBA-ja regjistron mbi 1,200 viktima nga koronavirusi brenda ditës. Tashmë numri i të vdekurve në SHBA që prej fillimit ta pandemisë ka shkuar në 156,747 persona.
Featured image of article: Rekord viktimash në SHBA/ Brenda një ditë regjistrohen 1,400 të vdekur nga Covid-19 dhe rreth 80 mijë të infektuar Foto Ilustruese

SHBA- është vendi më i goditur në të gjithë botën nga Covid-19 ku dita ditës rastet e reja rriten.

Ditën e djeshme në Amerikë janë regjistruar 1,462 të vdekur nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi. Kjo është dita e katërt me radhë që SHBA-ja regjistron mbi 1,200 viktima nga koronavirusi brenda ditës. Tashmë numri i të vdekurve në SHBA që prej fillimit ta pandemisë ka shkuar në 156,747 persona.

Siaps mediave të huaja Kalifornia dhe Florida janë dy shtetet amerikane më të goditura. Ndërkaq, gjatë 24 orëve , janë regjistruar edhe 70,904 raste të reja, duke bërë që numri i përgjithshëm i rasteve të arrijë në mbi 4,7 milionë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në nivel global, pandemia e koronavirusit ka marrë jetën e më shumë se 678,000 personave dhe me këtë virus janë infektuar mbi 17,5 milionë njerëz.

Burimi:worldometers

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment