Bota

Rekord shitjesh/ Njerëzit në karantinë po konsumojnë marijuanën në sasi të mëdha , flet ‘babai’ i kanabisit në SHBA: Heq stresin

Industria ligjore e kanabisit ka arritur rekord të shitjeve ndërsa klientët përballen me ngritjen e krizës nga koronavirusi
Featured image of article: Rekord shitjesh/ Njerëzit në karantinë po konsumojnë marijuanën në sasi të mëdha , flet ‘babai’ i kanabisit në SHBA: Heq stresin Foto ilustruese.

SHBA– Steven DeAngelo, i ashtuquajturi “babai i industrisë legale të kanabisit”, bashkë-themeloi një nga bizneset më të mëdha të integruar e të licencuar të kanabisit në Kaliforni, të quajtur Harborside, me katër dyqane dhe 60 milion dollarë të ardhura vjetore.

Por ajo që ndodhi në muajin e fundit është diçka krejt e papritur për këtë biznes. “Ne kemi pasur ditën më të madhe të shitjeve të të gjitha kohërave. Shitjet u rriten me 20-25% në të gjitha vendet,”- u shpreh DeAngelo.

Në të gjithë vendin, shitjet kanë arritur pikun, duke e bërë kanabisin  “ilaçin thelbësor” gjatë mbylljes së shtetit në karantinë, duke lejuar dyqanet të qëndrojnë të hapura.

Konsumatorët duket se po grumbullohen, dhe shumë dyqane po zhvendosen në shpërndarje. Madje janë shtuar dhe klientë të rinj. Ndërsa kërkesat rriten, kompanitë e kanabisit kanë parë një rritje të fitimeve. DeAngelo beson se bima mund të ndihmojë njerëzit të kalojnë stresin nën izolim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Megjithatë biznesi i kanabisit nuk po lulëzon kudo dhe disa aktorë të industrisë po shohin pengesa, si shumë biznese të tjera.

Burimi: CNBC

R.L/Dosja.al

Shto Koment