Bota

Rekord rastesh të reja me Covid-19/ SHBA regjistron 60 mijë pacientë të infektuar në 24 orët e fundit

Të paktën 60 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar në territorin e SHBA-ve duke e çuar mbi 3 milionë numrin e përgjithshëm e pacientëve të sëmurë.
Featured image of article: Rekord rastesh të reja me Covid-19/ SHBA regjistron 60 mijë pacientë të infektuar në 24 orët e fundit Foto ilustruese

SHBA-Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të goditura nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit janë raportuar mbi 60,000 raste të reja sipas Universitetit Johns Hopkins.

Ndërkohë bilanci më i lartë para ditës së sotme ishte ai prej 55,220  personave të infektuar  që u regjistrua më 2 korrik.

Ndërkohë që shtetet e Kalifornisë dhe Teksasit, secili vend raporton  më shumë se 10,000 raste të reja ditore.

Sa i përket kësaj situate të vështirë me Covid-19 Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh një ditë më parë se Amerika ishte në një vend të mirë në lidhje me pandeminë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më tani SHBA ka regjistruar mbi 3 milion persona të infektuar nga koronavirusi, ndërsa kanë vdekur 133,991 pacientë me Covid-19.

Burimi:  TheGuardian 

A.C/Dosja.al

Shto Koment