Bota

Rekord infektimesh në Rusi/ Gjatë 24 orëve regjistrohen 6,537 raste të reja dhe 104 viktima nga Covid-19

Sipas të dhënave në Rusi së fundmi kanë shumbur jetën 104  persona dhe numri në total i viktimave ka shkuar në 11,439 njerëz.
Featured image of article: Rekord infektimesh në Rusi/ Gjatë 24 orëve regjistrohen 6,537 raste të reja dhe 104 viktima nga Covid-19 Foto Ilustruese

RUSI– Në Rusi po rritet ndjeshëm numri i të infektuarve ku sipas autoriteteve shëndetësore gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 6,537 raste të reja dhe numri në total i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë deri më tani ka shkuar në 733,699 persona.

Sipas të dhënave në Rusi së fundmi kanë shumbur jetën 104  persona dhe numri në total i viktimave ka shkuar në 11,439 njerëz.

Në Rusi kanë fituar betejën me kronavarusin 504,021 persona ndërsa në gjendje të rëndë për jëtën janë 2,300 pacientë. Rusia për të identifikuar njerëzit që kanë kontraktuar me sëmundjen vdekjeprurëse ka kryer 23.2 mln  testime.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi:.worldometers.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment