Rajoni

Rekord infeksionesh në Prishtinë, brenda 24 orëve 102  raste të reja 

Drejtori i Shëndetësisë, Bujar Gashi, ditën e sotme ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ne kryeqitetin e Kosovës janë regjistruar 102 të infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse. Ndërkohë së fundmi në të gjithë Kosovën u regjistruan 195 raste.
Featured image of article: Rekord infeksionesh në Prishtinë, brenda 24 orëve 102  raste të reja  Foto Ilustruese

KOSOVË- Kosova ditët e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të rasteve me koronavirus, por vatra më e nxehtë në vend mbetet Prishtina.

Drejtori i Shëndetësisë, Bujar Gashi, ditën e sotme ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ne kryeqitetin e Kosovës janë regjistruar 102 të infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse. Ndërkohë së fundmi në të gjithë Kosovën u regjistruan 195 raste.

Ndër të tjera ai është shprehur se për një muaj e gjysmë rastet me Covid-19  në Prishtinë janë dhjetëfishuar sakaqë ka shtuar se pritet që nga mesi i muajit të ketë një rënie të rasteve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Secila masë jo vetëm ajo por edhe të tjerat që janë të nevojshme në prerjen e zinxhirit janë të mirëseardhura, dhe mendojmë që do të kemi rënie të këtyre rasteve nga mesi I këtij muaji.”– është shprehur ai.

Në Komunën e Prishtinës që nga fillimi i pandemisë  në Kosovë janë regjistruar 1002 raste me koronavirus, nga ta 742 janë ende aktiv, 255 janë të shëruar, ndërsa 5 persona kanë vdekur.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment