Rajoni

Rekord infeksionesh në Maqedoninë e Veriut. Në 24 orët e fundit regjistrohen 30 viktima dhe 947 raste të reja me Covid-19

Po ashtu sipas të dhënave në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 947 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 41,222 persona numrin e përgjithshëm i të prekurve nga virusi, që prej fillimit të emergjencës shëndetësore.
Featured image of article: Rekord infeksionesh në Maqedoninë e Veriut. Në 24 orët e fundit regjistrohen 30 viktima dhe 947 raste të reja me Covid-19 Foto Ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme ka raportuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 30 persona si shkak i COVID-19.

Kështu që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1,186 viktima. Po ashtu sipas të dhënave në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 947 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 41,222 persona numrin e përgjithshëm i të prekurve nga virusi, që prej fillimit të emergjencës shëndetësore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në rajon që prej fillimit të emergjencës shëndetësore deri më tani kanë fituar betejën me sëmundjen vdekjeprurëse 24,920  pacientë sakaq në gjendje të rëndë për jetën janë 138 të tjerë.

(a.k.dosja.al)

Shto Koment