Aktualitet

REKORD gjobash! Policia ndëshkon 1579 qytetarë që lëviznin pa maska dhe 7 të tjerë që thyen karantinën, 1 mln lekë për lokalin që nuk respektoi protokollin e sigurisë

VIDEO
Masë administrative është vendosur edhe për 7 qytetarë që nuk zbatuan masat kufizuese pas orës 22:00, në fundjavë, duke u ndëshkuar me nga 10 mijë lekë të reja.
Featured image of article: REKORD gjobash! Policia ndëshkon 1579 qytetarë që lëviznin pa maska dhe 7 të tjerë që thyen karantinën, 1 mln lekë për lokalin që nuk respektoi protokollin e sigurisë Pamje nga aksioni i policisë

TIRANË– 1579 qytetarë që u konstatuan pa maskat mbrojtëse, gjatë fundjavës janë gjobitur më nga 3 mijë lekë secili. Policia e Shtetit përmes njoftimit zyrtar bëri me dije se gjithashtu është vendosur një masë administrative prej 1.000.000 lekësh për një subjekt që nuk respektoi protokollet e sigurisë.

Masë administrative është vendosur edhe për 7 qytetarë që nuk zbatuan masat kufizuese pas orës 22:00, në fundjavë, duke u ndëshkuar me nga 10 mijë lekë të reja.

10 persona që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit në momentin që janë ndaluar, janë shoqëruar për në komisariat. Pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al


Njoftimi nga Policia e Shtetit

Vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për zbatimin e masave anticovid. Ndëshkohen me masë administrative 1579 qytetarë që u konstatuan pa maskat mbrojtëse, gjatë fundjavës. Masë administrative 1.000.000 lekë për një subjekt që nuk respektoi protokollet e sigurisë. Masë administrative edhe për 7 qytetarë që nuk zbatuan masat kufizuese pas orës 22:00, në fundjavë. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë fundjavës, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 1579 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë, 1 lokal në ambientet e të cilit nuk respektoheshin protokollet e sigurisë. Gjatë kontrolleve në fundjavë janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 10 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Gjithashtu, gjatë fundjavës, pas orës 22:00 janë konstatuar edhe 7 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili. Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment