Bota

Rekord botëror, në SHBA vdesin 1,169 njerëz brenda 24 orëve nga koronavirusi

Të paktën 1169 njerëz kanë vdekur në Amerikë nga koronavirusi duke bërë që numri i përgjithshëm i të vdekurve të shkojë në 6098, ndërsa numërohen rreth 245,44 persona të sëmurë.
Featured image of article: Rekord botëror, në SHBA vdesin 1,169 njerëz brenda 24 orëve nga koronavirusi Foto ilustruese

SHBA– Ditën e sotme SHBA-ja ka shënuar rekordin botëror për numrin më të madh të viktimave brenda një dite.  Në vetëm 24 orët e fundit në  gjithë territorin amerikan janë  rregjistruar  1,169 të vdekur.

Presidenti amerikan Donald Trump kishte paralajmëruar të martën për një “shifër të dhimbshme” dy javë pasi Shtetet e Bashkuara u prekën nga koronavirusi. Trump tha nga Shtëpia e Bardhë se ky virus mund të vriste më shumë se 240,000 amerikanë.

Deri më tani në Amerikë aktualisht janë regjistruar mbi 245,000 raste pozitive, më shumë se dyfishin e Italisë dhe mbi  6,000 viktima.

Vetëm në Luiziana, në 24 orët e fundit, ka pasur mbi 2700 raste të reja pozitive dhe më shumë se 300 vdekje. Një ‘goditje’ që e shtyu Guvernatorin John Bel Edvard të zgjasë urdhrin për “qëndrim në shtëpi” deri më 30 prill.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbi 1 milionë njerëz janë tashmë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 53,238. Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Franca, Italia dhe Spanja. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 13,915. Britania, Gjermania dhe SHBA-ja janë tre vende të tjera të prekura nga virusi. Covid-19 është përhapur edhe në Ballkan, pasi çdo ditë ka raste të reja, në Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut. Në Kosovë janë të infektuar 125 persona dhe është shënuar një viktimë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 304 dhe 16 persona kanë ndërruar jetë

Burimi: TheStatesman

A.C/Dosja.al 

Shto Koment