Bota

Rekord botëror/ Italia sekuestron 14 ton amfetaminë të prodhuar nga ISIS në Siri, kap vlerën një miliardë euro

Dërgesa ishte fshehur në tre kontejnerë të gjetur në portin e Salerno në  jug të Napolit, që sipas policisë italiane 14 ton amfetaminë kapin vlerën e një miliardë eurove.

ITALI-Policia italiane ditën e sotme ka bërë me dije se kanë sekuestruar një rekord botëror prej 14 tonësh amfetaminat e bërë nga ISIS në Siri.

Droga, në formën e 84 milion tabletave Captagon, ishte me vlerë rreth një miliardë euro (1.1 miliardë dollarë), ka deklaruar policia në një njoftim zyrtar, duke e përshkruar operacionin si “konfiskimin më të madh të amfetaminave në botë”.

“Ne e dimë se Shteti Islamik financon aktivitetet e tij terroriste kryesisht nga trafikimi i drogave të bëra në Siri i cili gjatët viteve të  fundit është bërë prodhuesi më i madh në botë i amfetaminës.”– thuhet më tej në deklaratë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dërgesa ishte fshehur në tre kontejnerë të gjetur në portin e Salerno në  jug të Napolit.

“Captagon”, emri i logos fillimisht ishte për përdorim mjekësor, por versionet e paligjshme janë quajtur “Droga e Xhihadit”,  pasi u përdorën gjerësisht nga luftëtarët e ISIS në luftime, ka raportuar policia.

Burimi: LaStampa

A.C/Dosja.al

Shto Koment