Politike

Notat/ Spiropali ‘masakrohet’ në komente, zonja e mallkon: Arrite majat me lëpirje, vajza ime u hoq nga puna

Sipas zonjës, vajza e saj ekselente është hequr padrejtësisht nga puna dhe tani rrit në kushte të vështira dy fëmijët e saj. 
Featured image of article: Notat/ Spiropali ‘masakrohet’ në komente, zonja e mallkon: Arrite majat me lëpirje, vajza ime u hoq nga puna Komenti ndaj Elisës

TIRANË– Postimi i ministres së Marrëdhënieve me Parlamentin për notat e saj të shkollës fillore kanë hapur shumë debat në komente. 

Pas komentit ‘dekonspirues’ të shoqes së saj të klasës, në postimin e Spiropalit ka komentuar një zonjë, e cila shkruan gjatë për problemin e saj. 

 

Komenti ne profilin e Elisa Spiropalit

Sipas zonjës, vajza e saj ekselente është hequr padrejtësisht nga puna dhe tani rrit në kushte të vështira dy fëmijët e saj. 

“Elisa, arrite majat e politikës jo nga mësimet por nga lëpirjet e partisë PS. Ta them këëtë sepse botërisht ju të gjithë i keni parë arritjet e sime bije për 18 vite shkollim ekselente. E hoqën nga punë kur po bënte lejen e lindjes. Vendi i punës së saj u shit me euro në ministrinë e Drejtësisë ku punonte si specialiste. Sot ime bijë është pa punë dhe po rrit dy jetima pa bukë. Unë, nëna e saj po luftoj me kancer. Ju mos u mburrni shumë por thoni rroftë partia që iu ngriti në maja pa merituar. 230 sms Edi Ramës i kam shkruar, atij Skëndërbeut tënd moj Mamica. Vetëm heshtje varri, Ju po më vrisni çdo ditë mua dhe fëmijën tim ekselente, dy jetimët e saj. Jeni gjakpirës e zemërghur. Zoti marrtë hakun tonë, t’ju godasë aty ku iu dhëmb më shume. Tek fëmijët tuaj o politikanë të pashpirt,“-shkruan zonja.

Ditën e djeshme ministrja e Qeverisë Elisa Spiropali ka publikuar një pjesë të notave të saj në rrjetet scoiale. Sipas deputetes, mësuesja e saj krahas dëftesës ka shkruar se Spiropali duhet të studionte në Oxford, pasi sihte mjaft e mrekulluar nga notat e ministres.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment