Sport

Reja largohet nga kuqezinjtë? FSHF-ja sjell propozimin në tavolinë, trajneri në dilemë për shkak të moshës

Federata Shqiptare e Futbollit i ka propozuar një tjetër kontrarë 4-vjeçare Rejas, por në lidhje me këtë gjë, trajneri i kombëtares kuqezi ka pretendimet e tij.
Featured image of article: Reja largohet nga kuqezinjtë? FSHF-ja sjell propozimin në tavolinë, trajneri në dilemë për shkak të moshës Edy Reja dhe Armando Duka
Përditësuar:

TIRANË– Edy Reja nuk ka vendosur ende asgjë. Ndonëse mediat italiane bënë bujë me lajmin që Reja do të largohet nga drejtimi i kuqezinjve, ende nuk dihet asgjë me siguri.

Panorama Sport”, shkruan se Federata Shqiptare e Futbollit i ka propozuar një tjetër kontrarë 4-vjeçare Rejas, por në lidhje me këtë gjë, trajneri i kombëtares kuqezi ka pretendimet e tij.

Të njëjtat burime shkruajnë se Reja kërkon që kontrata të jetë 2-vjeçare, për shkak të moshës së tij. Siç dihet tashmë Edy Reja, është 74 vjeç dhe mesa duket rinovimin kërkon t’ja lërë kohës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vetë Duka është shprehur për mediat se asgjë nuk dihet ende. Gjithçka është në duart e teknikut. Mediat italiane, vetëm para disa orësh publikuan lajmin se Reja do të largohet nga drejtimi i kuqezinjve. Sipas  tyre, shkak është bërë humbja me Francën, por që nuk ishte e vetmja.

(r.g/dosja.al)

Shto Koment