Sport

VIDEO/Manaj vazhdon të stërvitet përkrah Messit, sulmuesi pret shansin e jetës

Ditën e sotme, ai ka zbritur në fushë, krah Mesit, Grizmanin dhe lojtarëve të tjerë të katalanasve.
Featured image of article: VIDEO/Manaj vazhdon të stërvitet përkrah Messit, sulmuesi pret shansin e jetës Rei Manaj në Camp Nou

SPANJË– Rei Manaj, sulmuesi i Kombëtares, është stërvitur sërish me skuadrën e parë të Barcelonës. Ditën e sotme, ai ka zbritur në fushë, krah Mesit, Grizmanin dhe lojtarëve të tjerë të katalanasve.

Barcelona do të luajë nesër në mbrëmje ndaj Levantes për kampionat dhe mungesa e Suarezit, Dembeles dhe e një blerje në merkato, ka bërë që Manaj të thirret për t’u stërvitur me ekipin e parë. Kjo është stërvitja e dytë e Manajt me skuadrën A, pas asaj një ditë para ndeshjes së Kupës me Leganesin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbetet të shihet tashmë, nëse Setien do ta grumbullojë lojtarin shqiptar për këtë ndeshje, apo do të veprojë si në sfidën ndaj Leganesit.

(E.Ç. Dosja.al)

Shto Koment