AktualitetPolitikeVirale

Regjistrohet kandidati i parë për Këlcyrën, Hazbi Kasaj: Jam futur në lojë, do e marr bashkinë (VD)

Rikthehet kandidati i famshëm i Këlcyrës, Hazbi Kasaj. Kësaj here ai ka 'zyrtarizuar' kandidaturën e tij.

KËLCYRËHazbi Kasaj është ‘regjistruar zyrtarisht’ si kandidat për të marrë drejtimin e Bashkisë së Këlcyrës pas zgjedhjeve lokale që do të zhvillohen këtë fund qershori.

Ka qënë vetë Kasaj ai që e ka pranuar kandidimin madje duke u shprehur pozitiv se do të fitonte kundrejt kundërshtarit të tij, Klement Ndonit.

“Jam futur në lojë. Unë jam futur në lojë dhe them se do t’ja marr bashkinë . Ja ta marr unë dhe të vete tek ai. Nëse janë të pakënaqur njerëzit vijnë tek mua, nëse janë të kënaqur shkojnë tek ai, apo jo? PD do fusi një buf edhe PS. Po deshën bufin, buf janë të gjithë.”

Edhe pse i ri në sferën politike, Kasaj ka edhe këshilla për mënyrën se si opozita duhet që të veprojë për të larguar kryeministrin Edi Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ja Luli, i merr dhe i dredh prej zinxhiri njëherë në muaj të gjithë ai në Tiranë. Si puna e qenëve. Mbaron atë fjalimin dhe ikën në shtëpi. Po të doni ta rrëzoni uluni atje dhe derisa të iki. “

Edhe pse ende i pazyrtarizuar, Kasaj e ka shpalosur më herët platformën e tij për Këlcyrën. Në platformën e tij, Kasaj është ‘pro’ lejimit të shtëpive publike dhe mbështet legalizimin e hashashit. Sa i përkët atyre që nuk do ta votojnë, Kasaj ka vetën një fjali për t’u thënë: “E zëntë kanceri në grykë atë që nuk më voton!”

Megjithatë rikujtojmë se vota është e fshehtë…

(k.m/dosja.al)

Shto Koment