Aktualitet

Regjistrohet 12 raste të reja me COVID-19 në Berat, 1 prej tyre u infektua në spital

Burime bëjnë me dije se 10 janë raste kontakti të familjarëve të cilët janë konfirmuar si të prekur një ditë më parë dhe 2 të tjerë janë raste të reja.
Featured image of article: Regjistrohet 12 raste të reja me COVID-19 në Berat, 1 prej tyre u infektua në spital Spitali i Beratit

BERAT- Dosja.al ka mësuar detaje rreh përhapjes së COVID-19 në Berat. Sipas informacioneve mësohet se sot janë konfirmuar dhe 12 raste të reja.

Burime bëjnë me dije se 10 janë raste kontakti të familjarëve të cilët janë konfirmuar si të prekur një ditë më parë dhe 2 të tjerë janë raste të reja.

Një është punonjëse e qendrës “Lira”, ndërsa rasti tjetër ka dalë nga Spitali Rajonal Berat. Të gjithë persont e prekur sot janë asimptomatik dhe nuk kanë shfaqur probleme shëndetsore. Ata janë izoluar në banesat e tyre dhe po ndiqen nga mjeku i familjes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e sotme në vend janë shënuar 4 të vdekur dhe 83 raste të reja nga pandemia e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se harta e qyteteve të reja është zgjedhuar, ndërkohë që numri i të prekurve të shtruar në spitalin Infektiv ka shkuar në 72 pacientë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment