Politike

Regjistrimi në KQZ/ Kolegji vendos pro ‘Bindjes Demokratike’, rrëzohet padia e aleatit të Bashës

Pas regjistrimit për në zgjedhjet e 30 qershorit të partisë Bindja Demokratike, çështja ka përfunduar në Kolegjin Zgjedhor, pasi partia Bashkimi Demokrat ka ankimuar vendimin e KQZ-së për regjistrimin e partisë së Astrit Patozi.
Featured image of article: Regjistrimi në KQZ/ Kolegji vendos pro ‘Bindjes Demokratike’, rrëzohet padia e aleatit të Bashës Astrit Patozi

TIRANË– Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar anikimimin e depozituar nga Bashkimi Demokratik kundër vendimit të KQZ për regjistrimin në zgjedhje të Bindjes Demokratike.

Pas regjistrimit për në zgjedhjet e 30 qershorit të partisë Bindja Demokratike, çështja ka përfunduar në Kolegjin Zgjedhor, pasi partia Bashkimi Demokrat ka ankimuar vendimin e KQZ-së për regjistrimin e partisë së Astrit Patozi.

Sipas partisë Bashkimi Demokrat, partia Bindja Demokratike është regjistruar në 25 prill dhe pasi vendimi të merrte formë të prerë, duhej të regjistrohej në regjistrin e partive dhe pastaj vërtetimi i gjykatës do ishte i vlefshëm për t’u regjistruar në KQZ.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Në datën 27-të, thotë partia Bashkimi Liberal, KQZ u mblodh dhe e regjistroi BD duke i ditur këto të meta”.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment