Bota

Regjistrimet nga Janet Jackson tek Eminem u shkatërruan në zjarr, Universal mbajti të fshehtë dëmin

Rreth 500 mijë regjistrime unike muzikore janë djegur në zjarrin që ra në Universal Studios në Kaliforni në vitin 2008. Regjistrime nga Eminem, 50 Cent, Janet Jackson etj, por niversal e mbuloi këtë dëm duke mos treguar publikisht asnjë detaj nga shkatërrimi.
Featured image of article: Regjistrimet nga Janet Jackson tek Eminem u shkatërruan në zjarr, Universal mbajti të fshehtë dëmin Pamje nga zjarri që ra në Universal Studio në vitin 2008.
Përditësuar:

KALIFORNI- Zjarri shkatërrues që ra në Universal Studios Hollywood në qershor të vitit 2008 u raportua gjerësisht në atë kohë, por deri më tani nuk ishte publikuar asgjë se si ai zjarr shkatërroi një katalog të madh regjistrimesh, duke përfshirë disa nga regjistrimet muzikore më të rëndësishme në historinë e muzikës popullore.

Mbulimi i lajmit të ngjarjes nënkupton se është mbuluar një gënjeshtër e madhe që shkatërroi epra muzikore. 

New York Times raportoi se një depo e regjistrimeve muzikore master, regjistrimet origjinale nga të cilat janë nxjerrë të gjitha kopjet e mëvonshme, u shkatërrua.

Pothuajse puna e Louis Armstrong, Bing Crosby, Ella Fitzgerald, Judy Garland, Billie Holiday, Chuck Berry, Burt Bacharach, Neil Diamond, Joni Mitchell, Elton John, Lynyrd Skynyrd, Eric Clapton, Eagles, Don Henley, Aerosmith, Guns N ‘Roses, Nirvana, Soundgarden, Eminem dhe 50 Cent u shkatërruan në atë zjarr.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ishte fatkeqësia më e madhe në historinë e biznesit të muzikës”,-raportohet në mediet e huaja.  

Burimi: The Week 

L.K/Dosja.al

Shto Koment