Sport

Reggio Emilia me fat për Pirlon, fitoi titullin e parë si trajner, ndërsa 26 vjet më parë po në këtë stadium debutonte si futbollist profesionist

Andrea Pirlo fitoi trofeun e tij të parë si trajner në stolin e Juventusit në stadiumin e Reggio Emilias, ku bëri debutimin e tij në Serie A gati 26 vjet më parë
Featured image of article: Reggio Emilia me fat për Pirlon, fitoi titullin e parë si trajner, ndërsa 26 vjet më parë po në këtë stadium debutonte si futbollist profesionist Andrea Pirlo

ITALI-Me suksesin në Superkupën e Italisë kundër Napolit të Rino Gattuso-s, Andrea Pirlo fitoi trofeun e tij të parë si trajner në stolin e Juventusit në stadiumin e Reggio Emilias, ku bëri debutimin e tij në Serie A gati 26 vjet më parë gjatë një ndeshjeje Reggiana-Brescia në 21 maj 1995.

Ishte ndeshja e tretë e fundit të kampionatit.Brescia tashmë kishte rënë matematikisht dhe u mund 2-0 nga Reggiana i parafundit në renditje. Pirlo hyri në finale duke zëvendësuar mesfushorin Marco Schenardi: lojtari kishte mbushur 16 vjeç e tre ditë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment