Bota

Refuzoni të mbani maskë? 21-vjeçarja në Australi përleshet me policinë pasi theu rregullat e COVID-19, efektivi i fut duart në fyt: Ju po më mbytni

Një video e arrestimit të dhunshëm të një gruaje në rrugët e Melburnit, është bërë virale ku policia australiane duhej të shpjegonte veprimet e saj në një deklaratë. Në video shihet qartë që një oficer policie shtyn me dhunë pas murit një grua, duke ia mbajtur duart rreth qafës dhe më pas i vendosin prangat.

AUSTRALI– Situata e vështirë  e krijuar nga Covid-19 në mbarë botën, po bën sot që miliarda qytetarë në shtetet e prekura nga virusi të mbajnë patjetër maskën mbrojtëse.

Por gjithashtu është parë që ka edhe nga ata persona që refuzojnë të mbajnë një maskë mbrojtëse edhe në ambiente publike ku ka shumë njerëz, dhe mundësia është më e madhe që të infektohesh nëse nuk mbrohesh.

Së fundmi mediat e huaja kanë raportuar një rast nga Australia, se çfarë ndodh nëse qytetarët nuk mbajnë maska.

Është bërë virale një video e arrestimit të dhunshëm të një gruaje në rrugët e Melburnit, ku policia australiane duhej të shpjegonte veprimet e saj në një deklaratë. Në video shihet qartë që një oficer policie shtyn me dhunë pas murit një grua, duke ia mbajtur duart rreth qafës dhe më pas i vendosin prangat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përmes një deklarate zyrtare, policia bëri me dije se oficerët ishin duke patrulluar rreth orës 17:00, kur panë një 21-vjeçare duke ecur nëpër rrugë pa maskë mbrojtëse. Në këtë mënyrë ata vendosën ta arrestojnë pasi ajo nuk pranoi të jepte të dhënat e saj, emrin dhe mbiemrin.

Kjo ngjarje vjen kur tashmë shteti i Victoria-s ndodhet në një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të një rritje të rasteve të reja, prandaj kjo situatë bën që banorët e Melburn duhet të mbajnë maska ​​çdo herë sapo të dalin nga shtëpitë e tyre. Ndërsa gjoba për thyerjen e këtyre rregullave është 120 euro.

Në video ajo dëgjohet duke bërtitur: Ju po më mbytni. Ndërsa në sfond dëgjohet edhe zëri i një burri që regjistron të gjithë ngjarjen, e cili thotë: Lëreni atë.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

Shto Koment