Bota

Refuzon të marrë pjesë në misionin e Hormuzit, SHBA-ja kërcënon me largimin e trupave nga Gjermania

Pas refuzimit të Gjermanisë për pjesëmarrjen në misionin e Hormuzit, SHBA-ja ka kërcënuar me tërheqjen e trupave amerikanë nga shteti gjerman.
Featured image of article: Refuzon të marrë pjesë në misionin e Hormuzit, SHBA-ja kërcënon me largimin e trupave nga Gjermania Foto ilustruese

SHBA – Nuk kanë të ndalur tensionet mes fuqive më të mëdah në botë. Shtetet e Bashkuara të Aamerikës sërish kanë kërcënuar me tërheqjen e trupave të armatosura nga Gjermania.

Richard Grenell, ambasadori amerikan në Gjermani ka komnetuar investimin në nivele të ulëta të shtetit gjerman në fushën e mbrojtjes. Ai e ka quajtur “fyese” këtë gjendje.

“Aktualisht është në të vërtetë fyese që taksapaguesit amerikanë akoma duhet të paguajnë më shumë se 50,000 amerikanë në Gjermani”, u shpreh Grenell.

Ndërsa Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar më herët se foracat e armatosura amerikane do largohen nga Gjermania në Poloni.

 “Polonia po përmbush angazhimin e saj ndaj NATO-s për të investuar dy përqind të bruto-prodhimit të brendshëm në mbrojtje. Gjermania nuk po e bën këtë. Ne do të mirëprisnim ardhjen e forcave amerikane nga Gjermania në Poloni”, shkroi në rrjetet sociale ambasadorja amerikane në Poloni, Georgette Mosbacher.

Pothuajse  shumica e vendeve të punës në Gjermani janë të lidhura drejtpërdrejtë nga SHBA-ja.

Pas refuzimit të Gjermanisë për të marrë pjesë në misionin e Hormuzit, ku SHBA-ja do që të mbrojë transportuesit e naftës që kalojnë nga IRAN, ajo ka kërkcënuar me tërheqjen e trupave nga Gjermania.

Burimi: Thetelegraph 

A.C/Dosja.al

Shto Koment