
SHBA– Një kameriere u pushua nga puna pasi i dërgoi një mesazh shefit të saj, ku i thoshte se nuk mund të bënte vaksinën kundër Covid-19 pasi ajo dhe burri i saj po përpiqeshin që të bënin një fëmijë.
Bonnie Jacobson, nga Brooklyn, tha se ajo u pushua papritur nga Red Hook Tavern pak ditë pasi ajo shprehu shqetësimin rreth asaj se si vaksina ndikon në shtatzani.
“Unë isha e sinqertë, kam rezervat e mia për këtë, fola me një mjek dhe më tha që nuk ka problem dhe nëse nuk vaksinohesh”, u shpreh kamerierja Bonnie.
Ajo tha se pronari i saj i kishte thënë në fillim se vaksina nuk është e detyrueshme, por më pas mori emailin ku i thonin që nuk duhet të paraqitet më në punë.
Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se janë të panjohura efektet e vaksinës tek gratë shtatzëna, prandaj nuk është e këshillueshme që të bëhet.
“Sapo New York lejoi punëtorët e restoranteve të merrnin vaksinën Covid-19, ne menduam se kjo ishte mundësia e përsosur për të vendosur një plan për të mbajtur ekipin tonë dhe mysafirët e sigurt. Askush nuk është përballur me këto sfida më parë dhe ne morëm një vendim që menduam se do të ishte më e mira për të gjithë”,- tha pronari i lokalit Billy Durney.
(A.B)/Dosja.al