Politike

PËRBALLJA e parë Rama-Meta pas zgjedhjeve! Refuzimi për dekretimin e Gent Cakajt si ministër, kushtetuesja mban seancë më 18 maj

Çështja për të cilën bëhet fjalë është përplasja mes palëve  për mosdekretimin e ish-ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj nga ana e presidentit Meta.
Featured image of article: PËRBALLJA e parë Rama-Meta pas zgjedhjeve! Refuzimi për dekretimin e Gent Cakajt si ministër, kushtetuesja mban seancë më 18 maj Ilir Meta, Gent Cakaj dhe Edi Rama

TIRANË– Më 18 maj do të mbahet seanca në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e kërkesës së Këshillit të Ministrave për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes kryeministrit Rama dhe presidentit Meta për kompetencat për dekretimin e ministrave.

Çështja për të cilën bëhet fjalë është përplasja mes palëve  për mosdekretimin e ish-ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj nga ana e presidentit Meta.

Si nisi përplasja?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në janar të vitit 2019, kryeministri Edi Rama propozoi si zëvendësuesin e Bushatit,Gent Cakajn, shqiptar i Kosovës u dërgua për dekretim tek presidenti Ilir Meta. Aty, Cakaj ngeci në rrjetën e skanimit të presidencës.

Meta ktheu dekretin për Gent Cakajn duke e konsideruar atë të papërshtatshëm për shkak të qëndrimeve të tij lidhur me çështjen e kufijve të Kosovës, mungesën e përvojës si dhe shkeljen që ka konsumuar pasi prej 7 muajsh ka mbajtur detyrën e zv/ministrit pa qenë i pajisur më parë me certifikatë sigurie. Certifikatën e Sigurisë DSIK, Cakaj e mori 24 orë pasi aplikoi, kohë që përkonte me momentin kur qeveria e kishte propozuar për ministër të Jashtëm. Kjo padi është depozituar nga Rama pas përplasjes me Metën për mosdekretimin e ish-ministrit.  Asokohe, kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Twitter, tha se vendimi i presidentit është “jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm”.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment