Politike

Basha flet pas takimit me Greminger, sinjale afrimi me maxhorancën: Mund të diskutojmë dhe draftin e tyre (VD)

Basha pas takimit ka dhënë dhe një deklaratë për mediat, ku u shpreh se takimi është fokusuar tek zgjedhjet dhe nevoja për një Reformë të vërtetë Zgjedhore.
Përditësuar:

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim në selinë blu me sekretarin e Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger. Basha pas takimit ka dhënë dhe një deklaratë për mediat, ku u shpreh se takimi është fokusuar tek zgjedhjet dhe nevoja për një Reformë të vërtetë Zgjedhore.

Tema kryesore ka qenë tema e zgjedhjeve, opozita është e vendosur për të dhënë të gjithë kontributin e saj për një reformë të plotë zgjedhore”, u shpreh Basha.

Më tej Basha gjatë deklaratës së tij u pyet dhe për OSBE-në si ndërmjetëse të një tryeze mes maxhorancës dhe opozitës, dhe tha se: OSBE ofron tre mundësi, t’i kujtojë Shqipërisë si vend anëtarë që është që të respektojë detyrimet, dhe të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme, së dyti të ofrojë ekpertize dhe të ndihmojë në një dialog të vërtetë dhe të ketë një produkr ndaj dhe produkti të jetë në reformë e plotë.

Ndërsa për draftin e maxhorancës të dalë dje nga tryeza e reformës zgjedhore, se 6 muaj para zgjedhjeve qeveria të japë dorëheqjen dhe vendi të qeveriset me qeveri teknike, Basha tha se ky ka qenë një propozim i opozitës i bërë kohë më parë, duke dhënë dhe mesazhe për një ulje në dialog.

Të botohet, ta diskutojmë dhe një mendim i tillë mund të diskutohet .Por është një propozim i yni, deri sa vendi të bëhet anëtar i BE të kemi një dispozitë të tillë dhe të kemi një proces të pakontestueshëm dhe të kemi një zgjedhje të paktën me standardin e Kosovës”, u shpreh Basha.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment