Politike

Reforma Zgjedhore/ Rudina Hajdari: Nëse duhet, do të ndryshohet sërish Kushtetuta (VD)

Hajdari tha se ndërkombëtarët do të jenë “gardianët” e procesit të diskutimeve.
Featured image of article: Reforma Zgjedhore/ Rudina Hajdari: Nëse duhet, do të ndryshohet sërish Kushtetuta (VD) Rudina Hajdari, bashke-kryetarja e Reformes Zgjedhore

TIRANE- Bashkë-kryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari, ka thënë sot se miratimi me konsensus i Reformës Zgjedhore dhe draftit që po punohet nga ekspertët e opozitës dhe maxhorancën, mund të përfshijë edhe ndryshimin e Kushtetutës. Në përfundim të takimit, Hajdari tha se ndërkombëtarët do të jenë “gardianët” e procesit të diskutimeve.

Rudina Hajdari: Ramë dakord për kalendarin, çështjet dhe metodologjinë dhe afatet kohore. E Rëndësishme është që asnjë nuk është kufizuar, do trajtoehet sistemi zgjedhore dhe Referendumi. Është rënë dakord për t’u trajtuar edhe vota e diasporës. Duan kohën dhe seriozitetin e duhur. Është e nevojshme që të arrijmë një produkt final që është i duhuri dhe më i përshtatshmi. T’u garantojmë të drejtën e të zgjedhurit. T’i heqim presionin politik dhe presionin që kanë ndjerë në 30 vite. Të mendojnë të lira pa presion politik. E rëndësishme është transparenca dhe mbikqyrja e ndërkombëtarëve. Do ketë nëse është e nevojshme edhe ndërhyrje edhe në kushtetutë. Kjo do të thotë që kemi sistem.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e sotme, u mblodh sërish Këshilli Politik, me pjesëmarrjen e anëtarëve negociatorë të cilët zhvilluan kanë miratuar sot kalendarin konkret të punimeve, që do të zhvillohen nga ekspertët e vendosur me konsensus nga opozita, maxhoranca dhe opozita jo-parlamentare. Janë 13 tema diskutimi kryesore të miratuara nga opozita, përfshirë këtu, dekriminalizimin, ndarjen e politikës nga krimi, largimin e administratës nga zgjedhjet, dhe të tjera çështje që sipas palëve cënojnë lirinë e qytetarëve për të zgjedhur. 

(F.g/dosja.al)

Shto Koment