Politike

‘Zgjedhorja’, Palmer: Do na pëlqente të shikonim dialog, zgjedhjet janë të rëndësishme (VD)

  • ‘Mini-Shengeni’, Palmer komenton nismën: Ka mbështetjen e SHBA-së
  • Palmer ka deklaruar se do i pëlqente që në Shqipëri të shikonte një dialog për Reformën Zgjedhore. Ndërsa për "Shengenin e vogël" ai deklaroi se ky është një tregues që vendet e Ballkanit po marrin përgjegjësi për fatin e tyre.

    ZVICËR- I dërguari special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka deklaruar së fundmi se do t’i pëlqente në vend që të kishte një dialog për Reformën Zgjedhore.

    “Do të na pëlqente të shihnim përparim, është e rëndësishme që themelet demokratike të Shqipërisë të jenë të fortë, që zgjedhjet të jenë të lira dhe që populli shqiptar ka lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike. Prandaj do na pëlqente të shihnim një dialog që sjell si rezultat një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që con sërisht drejt normalitetit për demokracinë shqiptare.është shprehur Palmer në një fjalim që ka mbajtur në Forumin Ekonomik Boteror, në Davos.

    Komisioni i Reformës Zgjedhore është drejt dakordësimit të draftit. Damian Gjiknuri përsërit thirrjen që në proces të përfshihet PD. Rudina Hajdari tha se duhen depolitizuar komisionet zgjedhore. Partia Demokratike kundërshton punimet e komisionin dhe shprehet se të gjithë duhet të lexojnë raportin e OSBE-së.  Nga ana tjetër PD ende nuk ka dorëzuar asnjë draft.  Reforma Zgjedhore është edhe një nga kushtet për hapjen e negociatave me BE-në.

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment