Politike

Reforma Zgjedhore pa marrëveshje/ Ralf Gjoni: Gjiknuri, Bylykbashi e Vasili janë anti- shqiptarë

Gjoni thekson se Damian Gjiknurin, Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilinm si anti- shqiptarë, pasi dështuan me Reforën Zgjedhore.
Featured image of article: Reforma Zgjedhore pa marrëveshje/ Ralf Gjoni: Gjiknuri, Bylykbashi e Vasili janë anti- shqiptarë Ralf Gjoni, deputet

Tiranë- Deputeti i opizitës së re, Ralf Gjoni i ka quajtuar Damian Gjiknurin, Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilinm si anti- shqiptarë, pasi sipas tij nuk duan lirinë e votës. Ky reagim i tij vjen pas dështimit të Këshillit Poltik të Reformës Zgjedhore, ku palët nuk u dakortësuan për këtë reformë kaq të rëndësishme.

“A ka mbetur më ndonjë idiot në Shqipëri të besojë se këta duan lirinë e votës së shqiptarëve? Këta përfaqësojnë frymën anti-amerikane dhe anti-evropiane, e për rrjedhojë, janë anti-shqiptarë! #MjaftMeLojëra “, shprehet ai në një postim në Fscebook.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i Ralf Gjonit

Pas disa muajsht mbledhjesh dhe diskutimesh dështoi Këshillit Politik i Reformës Zgjedhore. Ditën e djeshme, e cila ishte edhe afati i fundit i kësaj reforme, palën nuk u darkordësuan për çështjen e teknologjisë, rolin e  Gjykatës Kushtetuese, administratën zgjedhore dhe qeverinë kujdestare. Në përfundim të mbledhjes, opozita dhe maxhoranca shkëmbyen akuza me njëra-tjetrën, ndërsa Rudina Hajdari bëri të gjithë fajtorë tpër dështimin.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment