Politike

Reforma Zgjedhore, OSBE: Mbështesim takimin e zhvilluar të grupit të punës së Këshillit Politik

FOTO
Në një njoftim në faqen zyrtare të OSBE-së, shkruhet se Prezenca e OSBE-së ka undësuar sallën e mbledhjes, që lejon respektimin e masave të distancës së sigurisë për COVID-19, dhe pajisjen e pjesëmarrësve me maska, doreza dhe higjienizues, në mënyrë që mbledhja kokë më kokë për Reformën Zgjedhore të zhvillohej në kushtet e duhura.
Featured image of article: Reforma Zgjedhore, OSBE: Mbështesim takimin e zhvilluar të grupit të punës së Këshillit Politik Pamje nga mbledhja
Përditësuar:

TIRANË– Prezanca e OSBE-së në Shqipëri ka mbështetur takimin e sotëm të grupit të punës të Këshillit Politik.

Në një njoftim në faqen zyrtare të OSBE-së, shkruhet se Prezenca e OSBE-së ka undësuar sallën e mbledhjes, që lejon respektimin e masave të distancës së sigurisë për COVID-19, dhe pajisjen e pjesëmarrësve me maska, doreza dhe higjienizues, në mënyrë që mbledhja kokë më kokë për Reformën Zgjedhore të zhvillohej në kushtet e duhura.

“Për të lehtësuar diskutimet dhe punën konkrete për reformën zgjedhore, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështet nga ana logjistike takimin e sotëm të grupit të punës të Këshillit Politik, në Pallatin e Kongreseve. Në takimin e tyre të parë online, të hënën, anëtarët e grupit të punës së Këshillit propozuan që takimin e ardhshëm ta zhvillonin rreth një tryeze, për të pasur një mjedis pune më të efektshëm. Prezenca ka mundësuar sallën e mbledhjes, që lejon respektimin e masave të distancës së sigurisë për COVID-19, dhe pajisjen e pjesëmarrësve me maska, doreza dhe higjienizues,”- shkruhet në njoftim krah fotove. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e sotme në orën 10:30 u mblodh Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore. Ndërkohë janë zbardhur e-mailet e shkëmbyera mbrëmë në grupin e Këshillit Politik, të cilat paralajmërojnë se sot paradite do të jetë një takim i vështirë ai mes përfaqësuesve parlamentarë Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari dhe përfaqësuesve të opozitës Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili . Në emaile-t e publikuara që kanë shkëmbyer nënkryetari i LSI-së me Oerd Bulykabshin shfaqen kundërshti për mbledhjen e sotme. Petrit Vasili ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes, duke e konsideruar mbajtjen e saj një farsë në kushtet kur kryeministri ka paracaktuar rezultatin. Ndërsa Oerd Bylykbashi, ika mbështetur shqetësimet e ngritura nga Petrit Vasili në lidhje me qëndrimet ultimative të kryeministrit që pengojnë konsensusin në Këshillin Politik.

Takimi vjen në një moment kur ka rinisur mes palëve dialogu për Reformën Zgjedhore. Në mbledhjen e fundit  të Komitetit të Reformës Zgjedhore u  deklarua nga palët se për këtë reformë do kenë një konsensus. Opozita kërkoi që takimi i radhës të bëhet përballë dhe që  i gjithë procesi të mbarojë më 31 maj.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment