Politike

Reforma Zgjedhore/ Halit Valteri: Rama dhe Basha janë ulur në tryezë, ndërkombëtarët s’i lënë të zbatojnë planin

Valteri ka deklaruar se Rama me Bashën janë ulur në tryezë, por nuk i lënë ndërkombëtarët të bëjnë atë që duan ata.
Featured image of article: Reforma Zgjedhore/ Halit Valteri: Rama dhe Basha janë ulur në tryezë, ndërkombëtarët s’i lënë të zbatojnë planin Halit Valteri

TIRANË- Deputeti i opozitës së re në Kuvend, Halit Valteri ka folur për ofertën e Ramës për opozitën jashtë parlamentare për Reformën zgjedhore duke thënë se Basha së bashku me Ramën nuk e duan Reformën.

I ftuar në emisionin “Repolitix”, deputeti Halit Valteri ka deklaruar se Rama me Bashën janë ulur në tryezë, por nuk i lënë ndërkombëtarët të bëjnë atë që duan ata.

Ndër të tjera Valteri tha se Rama bën kot sikur e do Reformën Zgjedhore, duke i bërë thirrje Bashës, pasi dhe ky i fundit e refuzon në po të njëjtën mënyrë.

“Keto letra janë si letra higjenike. Që Rama e hedh për të peshkuar Lulzim Bashën. Këta njerëz Rama dhe Basha janë ulur me njëri tjetrin por nuk i le njeri ta zbatojnë. Ndërkombëtarët nuk i lejnë që të bëjnë si atë të mëparshmin. Sot që flasim ne Reforma Zgjedhore është kusht i pa negociueshëm. Kta të dy nuk duan Reformë. Rama e fton kot, Basha e refuzon. Basha po bën budallajin. Të vetmit që e duam Reformën jemi ne. I ka dhënë nja 10 fitore Ramës. Dogji mandatet.” ka thënë Halit Valteri.

Kryeministri Rama me anë të një letre u ka bërë sot ftesë publike për dialog krerëve të partive opozitare. Rama ka ftuar Bashën, Kryemadhin, Dukës, Ndokën, Dulen e Mediun në një tryeze për të dialoguar për Reformën Zgjedhore. Për Ramën janë zgjedhësit, ata që kanë dhënë mandate përfaqësimi, disave për të qeverisur e disave për të bërë opozitë.

Marrë nga Shqiptarja.com

(a.m/dosja.al)

 

Shto Koment