Politike

Reforma Zgjedhore, Bylykbashi: Këshilli Politik e bëri punën e tij, në mes të korrikut kodi duhet të jetë i miratuar

Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, tha se tashmë Këshilli e ka mbaruar punë dhe i takon Kuvendit që ta votojë kodin e ri zgjedhor. Bylykbashi tha se në mes të korrikut kodi duhet të jetë i miratuar.
Featured image of article: Reforma Zgjedhore, Bylykbashi: Këshilli Politik e bëri punën e tij, në mes të korrikut kodi duhet të jetë i miratuar Oerd Bylykbashi
Përditësuar:

TIRANË -Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi foli nga studio e “Real Story” në lidhje me draftin përfundimtar të reformës zgjedhore. Ai është shprehur se Këshilli politik ë bëri punën e tij dhe tashmë i takon radha Kuvendit që ta miratojë. Sipas tij, Kodi Zgjedhor duhet të jetë miratuar brenda korrikut, ndërsa shton se nuk do të lejonte një dështim të marrëveshjes.

“Reforma Reforma Zgjedhore është ndër 15 kushtet e BE, por Bundestagu kërkon që Zgjedhorja të bëhet me konsensus. Kjo sepse zgjedhjet janë ata që legjitimojnë pushtetin. Këshilli Politik e bëri detyrën e tij.  Në mes të korrikut, kodi duhet të jetë i miratuar. Urojmë mos të ketë dështim të marrëveshjes, ne nuk do ta lejonim”, përmbylli ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment