Politike

Reforma Zgjedhore brenda 31 majit, OSBE: Mirëpresim dakordësimin e partive, u mbështesim në këtë proces

Në një postim në mediat sociale, OSBE shkruan se mirëpret dakordësimin e partive për të mbyllur punën e Këshillit Politik brenda datës 31 maj.
Featured image of article: Reforma Zgjedhore brenda 31 majit, OSBE: Mirëpresim dakordësimin e partive, u mbështesim në këtë proces Mbledhja e Këshillit Politik

TIRANË- Prezenca e OSBE në Shqipëri ka reaguar për mbledhjen e Këshillit Politik. Në një postim në mediat sociale, OSBE shkruan se mirëpret dakordësimin e partive për të mbyllur punën e Këshillit Politik brenda datës 31 maj.

“Mbledhja e sotme e Këshillit Politik shënoi një hap tjetër para në procesin e reformës zgjedhore. Mirëpresim dakordësinë e partive për ta përmbushur reformën në këtë forum brenda 31 majit dhe përsëritim gatishmërinë për të vijuar ta mbështetim këtë proces, bashkë me OSBE/ODIHR-it”, shkruhet në njoftim.

Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore u mblodh sot. Të pranishën në mbledhjen online ishin Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari nga opozita e re, Oerd Bylykbashi nga PD-ja dhe Petrit Vasili nga LSI-ja. Pas mbledhjes, Opozita ka kërkuar që takimi i radhës të bëhet përballë dhe që të mbarojë i gjithë procesi më 31 maj. Ndërsa Gjiknuri u shpreh se për gjërat që nuk do të bien dakord, do t’i dejtohen ODIHR-it për opinion.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment