Editorial

Reforma, një Lojë Shahu!

Ushtria e qeverisë ka ushtarë të administratës vendore e qëndrore, media kombëtare e  tendera dhe tani kërkon të imponohet edhe me kushtet. Përballë saj opozita e Bashës, luan një lojë shahu pa mbretëreshë… Ku të kërkojë zgjidhje?
Featured image of article: Reforma, një Lojë Shahu!

 “Ne i kemi votat në Parlament”-tha Gjiknuri, duke larë duart si Pons Pilati pas dështimit të dakortësisë me opozitën. Lojtari i thekur Gjiknuri, i dha  “shah” me zbulim opozitës, ku “filat” e sulmit janë vetë “opozitarët” me kartonin “gatitu”. Se opozita parlamentare është si ajo kërpudha në trungun gjysëm të tharë të pozitës që nuk ka rrënjë. Ka mbirë aty që të marë ushqim të gatshëm.

Zbarkuan Ambasadorët Fuqiplotë në zyrën e Bashës që ta bindin, se kjo është kura “anti korrupsion” për zgjedhjet,  si të ishte kura “anti Covid” që mezi e presim?! Njësoj si dikur Donald Lu kur i bënte presion për të votuar Drejtësi-Reformën që do sillte sundimin e ligjit. Po tani, rezultatet e para flasin për një drejtësi në dorë të “Maliqit”, jo të ligjit.

Ku t’ia mbajë opozita? Po kërkon vetëm një garanci me identifikimin biometrik dhe Qeveri Kujdestare para zgjedhjeve. Kërkesa minimale, që janë realitet edhe në Maqedoninë fqinje. Por Qeveria pasi shkërmoqi muret prej pupuliti  të teatrit, mendon se këtë rezistencë mund ta  thërrmojë kollaj. Tani ja mori dorën zgjedhjeve një partiake, bashkë me kundërshtarë të krijuar prej saj. Ushtria e qeverisë ka ushtarë të administratës vendore e qëndrore, media kombëtare e  tendera dhe tani kërkon të imponohet edhe me kushtet. Përballë saj opozita e Bashës, luan një lojë shahu pa mbretëreshë…

Ku të kërkojë zgjidhje?

Ambasadorët që buzëqeshin para kamerave,  kanë qenë gjthmonë në favor të qeverive. Stabiliteti para demokracisë. Keni bërë para, po ju duhet të bëni më shumë?! D.m.th, jeni në vend numëro po me shikim nga e ardhmja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me qëndrimet e tyre pro qeveritare, ata janë më shumë pjesë e problemit se sa zgjidhja e tij. As “Sistemin VAR” nuk e shohin, ku abuzimet ja bëjnë muuu, si në rastin e teatrit. Menjëherë filluan arrestimet kur u prish kërpudha te Kryeministria. Asnjë reagim kur prishet Teatri. Kërpudha kryeministrore është më e rëndësishme, prandaj u zëvendësua me kërpudhën opozitë në parlament. U dogj Amerika pas xhestit të një polici që nuk përfaqëson policinë amerikane. Te ne, asnjë reagim për dhunën e paprecedentë të policisë mbi artistët dhe gazetarët. As për adoleshentin që shëtiste me biçikletë. Ku është shoqëria civile? Kryepolici nxjerr nga skutat një video filmash, por policia e tij nuk është e aftë të mbroj nga përdhunimi një adoleshente që e dinte gjithë lagja, vetëm policia jo. S’kish se si! Ajo pinte birra me rojen që shantazhonte me video adoleshenten.

“Shah” nga Opozita.

Të vetmen lëvizje që opozita mund t’i japë “shah” qeverisë, është reforma zgjedhore. Ajo duhet t’i mëshojë fortë kërkesave të saj dhe mos lëshojë pe. Që në Parlamentin e ardhshëm mos kemi kërpudha si këta të sotmit, si dhe kriminelë si ata të djeshmit, opozita duhet të kërkojë ndryshimin e sistemit. Listat e hapura, apo votim te drejtpërdrejtë me Parlament me dy dhoma.

Dhe “Shah Mat” për çdo “mbret” dhe qeveri arrogante, do të jetë nga vota e emigrantëve. Ata nuk kanë interesa okulte as me pushtetin, e as me opozitën. Edhe Kosova me moshë foshnjore i’a njeh këtë të drejtë. Po Shqipëria që ka 108 vite shtet?

Shto Koment