
Tiranë- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim pas takimit me anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ka deklaruar se Vettingu duhet të vazhdojë, pa marrë parasysh pengesat. Në dy postime që ka bërë në Twitter, Kim ka publikuar foto me anëtarët e Kolegjit, në të cilat nuk shfaqet, Luan Daci i cili është i pezulluar për shkak të hetimeve nga SPAK-u, pasi fshehu të kaluarën.
“Takimi me Komisionerët Publikë në 21 maj. Ata janë të përkushtuar për të siguruar integritetin e vettingut duke apeluar vendime. Le ta mbajmë reformën në drejtësi duke ecur përpara, hap pas hapi! Dhoma e Posaçme e Apelit ka një punë të vështirë, por vettingu duhet të vazhdojë të tregojë përgjegjshmëri dhe të fitojë besimin e njerëzve. Mbështes reformën në drejtësi. Le të vazhdojmë përpara, hap pas hapi, pa marrë parasysh pengesat”, shprehet ambasadorja.
Special Appeals Chamber has a difficult job, but vetting must continue to show accountability & earn trust of the 🇦🇱 people. 🇺🇸 supports justice reform. Let’s keep moving forward, step by step, no matter the obstacles! pic.twitter.com/uhM9KQfUjI
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) May 23, 2020
Një ditë më parë presidenti i vendit, Ilir Meta shpalosi platformën me 14 pika për Reformën në Drejtësi, të cilën ia ka dorëzuar palëve. Ai sqaroi se ambasada amerikane nuk ka asnjë shigjetim ndaj tij, pasi e ka takuar dhe informuar ambasadoren Yuri Kim, hap pas hapi për veprimet e tij, po ashtu edhe platformën. Ndërkohë dy ditë më parë amabadorja Kim, propozimin e Metës e cilësoi si një marrëveshje për të sabotuar Reformën në Drejtësi. Ndërsa Rama e Basha akuzuan njëri-tjetrin për ndërhyrje.
J.V/Dosja.al