Politike

Reforma në Drejtësi, Vasili: Një realitet fals, që vazhdon të duartrokitet

Vasili shkruan se organet e drejtësis së re janë të mbushura me njerëz pa integritet.
Featured image of article: Reforma në Drejtësi, Vasili: Një realitet fals, që vazhdon të duartrokitet Petrit Vasili

TIRANË– Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së ka komentuar Reformën në Drejtësi si një realitet fals që u duartrokit ende pa filluar.

Në një status në rrjetet sociale, Vasili shkruan se kjo reformë që është menduar si një transformim i thellë i drejtësisë ka mbushur rganet e qeverisjes me njerëz pa integritet.

Më tej Vasili theskon se morali i kësaj reforme ka rezultuar më i ulët se drejtësia që lamë pas.

Statusi i plotë

Reforma ne Drejtesi si nje realitet fake, i helmuar nga levdatat !!!
Reforma ne drejtesi e imagjinuar si nje proces i thelle transformimi i drejtesise, u duartrokit pa kursim qe pa nisur.
U duatrokit “nxehtesisht” edhe ndersa ajo hartohej.

Vazhdon te duatrokitet edhe sot kur realiteti i implementimit te saj ne mjaft momente kyce eshte teresisht zhgenjyes dhe kapja e saj eshte nje realitet i pakundershtueshem.
Integriteti i ri i drejtesise se re do te ishte vija ndarese me drejtesine e vjeter.
A arriti dot te triumfonte ky integritet i ri?
Sigurisht qe jo!
Mbushja e organeve te qeverisjes se gjyqesorit me njerez pa integritet shenoi goditjen me te rende te reformes ne drejtesi,sepse morali i kesaj reforme rezultoi te ishte ne mjaft raste me i ulet se drejtesia, qe lame pas.

Mbi gjysma e anetareve te KLGJ dhe KLP kishin probleme te renda integriteti, e provuar kjo edhe nga Operacioni Ndekombetar i Monitorimit si dhe nga burime te tjera verifikimi.
Loja e shemtuar e bllokimit te Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi (KED) per shkak se perberja e tij, e dale nga nje procedure hedhjeje shorti plotesisht ligjore, nuk i pelqeu qeverise ishte nje goditje shume e rende per reformen.
Shperberja e KED dhe ringritja me mekanizma antiligjore te hedhjes se shortit per te arritur te KED-ja, qe i duhej qeverise eshte ligjerisht dhe moralisht nje atentat kushtetues ndaj reformes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zbatimi i nje vetingu selektiv dhe politik ndaj anetareve te Gjykates Kushtetuese me qellim eliminimin e saj ishte praktikisht asgjesimi i cdo mundesie qe Drejtesia te kishte institicionin ku cdokush mund te ankohej per implementimin e reformes ne drejtesi
Gjykata Kushtetuese ishte i vetmi institucion integriteti i te cilit kishte qendruar qarte mbi palet,qe respektonte pa medyshje kushtetuten dhe qe kish dhene dhjetra vendime kunder maxhorancave te djathta e te majta, duke u vleresuar ne kete menyre si institucioni me solid i drejtesise shqiptare i vleresuar ehe nderkombetarisht.
Vetingu ndaj Gjykates Kushtetuese ishte nje veprim i qeverise ne funksion te strategjise se kapjes se drejtesise nga rilindja dhe pamundesimin e pengimit te kesaj kapjeje.

Ndersa Vetingu i trumbetuar aq zhurmshem nga propaganda si asgje tjeter, po shenon perdite ngjarje te njepasnjeshme qe provojne se ky Veting eshte selektiv,me dy standarte,jo profesional dhe se trupat e vetingut kane ne perberje persona me integritet profesional dhe moral mjaft te ulet.Keta persona nuk do te kalonin dot as vete asnje veting te rregullt e jo me tu benin vetingun te tjereve.
Keto dhe mjaft e mjaft fakte te tjera kane bere qe nga nje mbeshtetje te publikut me mbi 90% per reformen ne drejtesi te arrijme sot brenda pak kohe ne nje mosbesim,qe kalon 63 %.

Pra publiku eshte shume i qarte ne vleresimet e veta,publiku eshte i zhgenjyer thellesisht dhe rrenimi i frymes konsensuale te miratimit te ndryshimeve kushtetuese te 21-22 kortikut 2016 eshte sot fakt i pakundershtueshem.
Ndaj duatrokitjet,ekzaltimet qesharake,apoteozat e nje reforme te sukseshme qe ne fakt nuk ekziston jane realisht nje dem akoma me i madh se sa vete drejtesia qe synuam te leme pas.

Nderkombetaret qe i bien ne menyre butaforike daulles se ketij suksesi imagjinar po i sjellin nje dem akoma me te madh asaj.
Insistimi politik e propagandistik i tyre thjesht ka deformuar qellimin dhe thelbin e saj.
Misionet nderkombetare te asistences ne drejtesi, qe ne vend te kritikes zgjodhen alibi te turpshme sic qe rast flagrant i zgjedhjes se prokurorit te pergjithshem, e mundesuan dhe ligjeruan kapjen e saj nga qeveria.

Sot eshte koha qe te gjithe keta korifej te lene duartrokitjet si dhe levdatat boshe ne shqip e ne anglisht,por te ulen te skuqur ne tavoline per te reflektuar dhe vene gishtin ne plage sepse jane shkaktare e fajtore per nje enderr qe u kthye ne nje makth.
Sot perfundimisht reforma ne drejtesi eshte nje realitet fake i helmuar nga levdatat.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment