Politike

Reforma në Drejtësi, reagon edhe Soreca: Implementimi duhet të vazhdojë me vendosmëri

Ambasadori i BE në vendin tonë ka kërkuar që implementimi i Reformës në Drejtësi të vijojë me më shumë vendosmëri sesa kurrë.
Featured image of article: Reforma në Drejtësi, reagon edhe Soreca: Implementimi duhet të vazhdojë me vendosmëri Luigi Soreca

BE-Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luiggi Sorecca, ka reaguar në lidhje me ecurinë e reformës në drejtësi. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Soreca shkruan se implementimi i reformës duhet të vazhdojë me më shumë vendosmëri se kurrë.

Postimi në Twitter

Pak minuta më parë reagoi edhe shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera, e cila kërkoi që reforma të mos minohet nga sulme të ndryshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këto reagime vijnë pak ditë pas deklaratës së ambasadores së SHBA, Yuri Kim, e cila shprehej se shpresonte që fjalët për një marrëveshje kundër reformës në drejtësi, të mos ishin tëvërteta.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment