Aktualitet

Reforma në Drejtësi/ Ambasada amerikane: Po monitorojmë procesin e “Vettingu-t”, të vazhdojë me profesionalizëm dhe përkushtim

Ambasada amerikane thekson se po monitoron procesin e “Vettingut” në Shqipëri, për t'u siguruar që të vazhdojë me profesionalizëm dhe përkushtim.
Featured image of article: Reforma në Drejtësi/ Ambasada amerikane: Po monitorojmë procesin e “Vettingu-t”, të vazhdojë me profesionalizëm dhe përkushtim Ambasada amerikane
Përditësuar:

TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një tjetër mesazh për Refornën në Drejtësi. Nëpërmjet një postimi në Facebook,  ambasada shkruan se me dy vendet në bordin e ONM-së po monitorohet procesi i “Vettingut” në Shqipëri, për t’u siguruar që të vazhdojë me profesionalizëm dhe përkushtim.

“Shtetet e Bashkuara janë angazhuar që të shohin procesin e vetingut në Shqipëri të vazhdojë me profesionalizëm dhe përkushtim. Me dy vendet tona në bordin e ONM-së – një për Departamentin e Shtetit & një për Departamentin e Drejtësisë – për monitorimin e procesit të vetingut dhe nëpërmjet vëzhguesit tonë ndërkombëtar, ne sigurohemi që organet e vetingut të respektojnë ligjin.”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, pak javë më parë ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim deklaroi është momenti që krimi i organizuar dhe korrupsioni të marrin një goditje. Një një postim në Twitter, ambasadorja bëri thirrje për më shumë aplikime për t’u bërë pjesë e BKH dhe ka theksuar se të gjithë ata që duan të bëjnë diferencën duhet të ndërmarrin veprime konkrete.

J.V/Dosja.al

Shto Koment