Bota

“Reflekton” Lukashenko: E pranoj, kam ndenjur gjatë në pushtet, nuk i përjashtoj zgjedhjet e parakohshme

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko ka pranuar se mund ta ketë “tepruar” me mbajtjen e pushtetin, megjithatë është zotuar se do të qëndrojë në krye të shtetit pavarësishr protesave.
Featured image of article: “Reflekton” Lukashenko: E pranoj, kam ndenjur gjatë në pushtet, nuk i përjashtoj zgjedhjet e parakohshme Presidenti Alexander Lukashenko

MINSK– Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko ka dhënë një intervistë për median shtetërore “Rusia-24”, duke komentuar situatën e krijuar në vend. Në fjalën e tij, Lukashenko ka pranuar se mund ta ketë “tepruar” me mbajtjen e pushtetin, megjithatë është zotuar se do të qëndrojë në krye të shtetit pavarësishr protesave.

Unë mund të kem qëndruar [në pushtet] pak si shumë gjatë. Por unë vetëmmund t’i mbroj bjellorusët tani. Nuk do të largohem. Unë e kam ndërtuar Bjellorusinë për një çerek shekulli, nuk do të heq dorë prej saj. Nëse largohem, mbështetësit e mi do të theren,”-tha presidenti.

Lukashenko nuk përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale, pas një reforme të paspecifikuar ende kushtetuese.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

”Ne jemi gati për një reformë kushtetuese, pas së cilës nuk përjashtoj zgjedhjet e parakohshme presidenciale”, deklaroi Lukashenko.

Llukashenko është në qendër të “ciklonit” pas zgjedhjeve të mesgushtit ku u fituan prej tij, por të pacertifikuara nga perëndimi dhe Bashkimi Evropian. Zgjedhjet e 6-ta të Llukashenkos që ka mbi 26 vite në pushtet e kanë vënë Bjellorusinë në një situatë të vështirë me Perëndimin, pasi sipas ndërkombëtarëve, karrigia e pushtetit duhet ti kishte kaluar tashmë shefes së opozitës, e cila u largua nga vendi pasi iu mohua pushteti. Sakaq, vendi është në një valë protestash nga ata që nuk e mbështesin presidentin Llukashenko. Të arrestuar dhe të vdekur pati në demonstratën e fundit atje.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment