Aktualitet

“Reflekto or mik sa nuk është vonë”, Elton Deda thirrje Ramës pas vendimin për ndalimin e muzikës pas orës 20:00: Anulo atë aktin e çuditshëm e bë një të riku shtrëngon masat

Deda i bën thirrje për reflektim Edi Ramës e shton se nuk mund tu mbyllet qytetarëve dritarja që u jep shpresë.
Featured image of article: “Reflekto or mik sa nuk është vonë”, Elton Deda thirrje Ramës pas vendimin për ndalimin e muzikës pas orës 20:00: Anulo atë aktin e çuditshëm e bë një të riku shtrëngon masat Elton Deda dhe Edi Rama

TIRANË- Këngëtari Elton Deda, ka reaguar sërish sot në lidhje me Aktin Normativ të qeverisë që ndalon muzikën pas orës 20:00. Në postim në mediat sociale, Deda i bën thirrje për reflektim Edi Ramës e shton se nuk mund tu mbyllet qytetarëve dritarja që u jep shpresë. Më tej ai kërkon që të shfuqizohet Akti Normativ, i çuditshëm dhe të merret një vendim i ri për shtrëngimin e masave.

“Reflekto or mik sa nuk eshte vone. Mos jua mbyll shqiptareve te derrmuar ate dritaren e zbehte qe u jep pak kenaqesi. Ka plot forma qe mos ti rrenosh muzikantet e bashke me ta gjithe zinxhirin e biznesit. Shfuqizo ate aktin e cuditshem dhe bej nje te ri ku shtrengon masat. Ti do thuash “jemi keq si komb e s’marrim vesh”…por ta garantoj qe keshtu nuk do marrim vesh jo per inat, por sepse po shkojme drejt nje grope te madhe. Sa me shpejt madje. Miqesisht, nje pjese e armates te denigruar prej 5 muajsh”, shkruan Deda.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ditë më parë pronarët e lokaleve, bareve, lokaleve të natës dhe të gjithë bizneseve të tjera që preken nga Akti Normativ i qeverisë. Të mbështetur nga qytetarë dhe artistë të shumtë, ata kanë kërkuar që qeveria të tërheqë Aktin Normativ që nuk i lejon ata të shërbejnë pas orës 20:00. Biznesmenët kanë thënë se ata janë pro çdo protokolli dhe shtojnë se i reskpetojnë masat dhe vendimi i qeverisë i godet ekonomikisht.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment