Sport

Refik Halili i mahnitur nga Tirana e tij: Iu thashë djemve mos të na bënin të vuajmë

"Nuk e imagjinoja kurrë se do shënonim 5 gola"
Featured image of article: Refik Halili i mahnitur nga Tirana e tij: Iu thashë djemve mos të na bënin të vuajmë Refik Halili

Si ndihet një president klubi, kur skuadra që drejton prej vitesh fiton 5-1 në derbi? Po kur ka edhe disa vite që nuk fitonte, përjashto derbin e fundit po në “Air Albania” (si sot)?

Numri 1 i Tiranës, Refik Halili, u shfaq më i lumtur se kurrë për një intervistë në Supersport pas ndeshjes, por duke u kujdesur të mos shfaqë euforinë.

“Ishte një ndeshje e rëndësishme, sepse Partizani është rival për titullin. Jam shumë i gëzuar, por ende ka kohë për të folur për titullin. Falenderoj stafin dhe lojtarët”, u shpreh ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I pyetur për 5 golat ndaj “Demave”, Halili komentoi: “I kam thënë skuadrës që të mos të na bëjnë të vuajnë dhe ta siguronim sa më shpejt 3-pikëshin, ama nuk mendoja kurrë se do shënonim kaq shumë”.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment