Sport

Refik Halili “hap portofolin” në kohë pandemie, zbulohet shpërblimi që kanë marrë futbollistët në ndeshjen ndaj Skënderbeut

Në seancën e djeshme stërvitore, presidenti i klubit Refik Halili, takoi futbollistët dhe i përgëzoi në lidhje me atë fitore
Featured image of article: Refik Halili “hap portofolin” në kohë pandemie, zbulohet shpërblimi që kanë marrë futbollistët në ndeshjen ndaj Skënderbeut Refik Halili-President i Tiranës

TIRANË- Tirana ja doli të fitojë me përmbysje përballë Skënderbeut për javën e 31-të të Kategorisë Superiore. Bardheblutë brenda në Korçë arritën të kthenin rezulatin nga 1-0 në 1-2. Një sukses që jo vetëm e mban Tiranën 9 pikë larg nga Kukësi, por edhe kënaq xhepat e futbollistëve që kontribuan në atë sukses.

Në seancën e djeshme stërvitore, presidenti i klubit Refik Halili, takoi futbollistët dhe i përgëzoi në lidhje me atë fitore, duke shpresuar që skuadra të vazhdojë me këtë ritëm, për të fituar të dy trofetë. Veç fjalëve të zakonshme është mësuar se lojtarët kanë marrë 400 euro premio për kokë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment