Bota

Referendumi/ Italianët votojnë pro reduktimit të numrit të parlamentarëve, nga 630 deputetë do të pranohen vetëm 400

Nga votimet në referendumin dy ditor të mbajtur të Itali, italianët kanë votuar ku pro reduktimit të parlamentarëve, ku nga sondazhet e së hënës mësohet se nga 630 deputetë do të mbeten vetëm 400, ndërsa numri i senatorëve do të ulet nga 315 në 200.
Featured image of article: Referendumi/ Italianët votojnë pro reduktimit të numrit të parlamentarëve, nga 630 deputetë do të pranohen vetëm 400 Foto ilustruese

ITALI – Gjatë fundjavës që lamë pas qytetarët italinë u janë drejtuar qendrave të votimit në një referendum për madhësinë e parlamentit dhe në zgjedhjet rajonale në të gjithë vendin. Siç shkruajnë mediat italiane ky votim u shtri në dy ditë, në datat 20 dhe 21 shtator.

Nga sondazhet e publikuara të hënën treguan se 60 deri në 67 % e atyre që votuan kanë mbështetur masat për reduktimin e anëtarëve të dhomës së ulët dhe asaj të sipërme të Parlamentit në 600 njësi nga 945 në total.

Nga sondazhet e së hënës mësohet se prej 630 deputetëve do të mbeten vetëm 400, ndërsa numri i senatorëve do të ulet nga 315 në 200.

Rezultati ka qenë në favor të partisë qeverisëse Lëvizja 5 Yjet, që ka promovuar reformën me argumentin se do të ulë kostot dhe përmirësojë efikasitetin e Parlamentit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, në zgjedhjet lokale të mbajtura bashkë me referendumin, anketat thonë se blloku i djathtë i Italisë ka fituar të paktën 3 nga 7 rajonet për të cilat u votua, por lideri i Ligës së Veriut, Mateo Salvini ka pak gjasa që t’i japë fund qeverisjes gjysmë shekullore të së majtës në Toskanë. Konfirmohet se rezultati do të përbëjë një lehtësim për koalicionin ku bën pjesë edhe Partia Demokratike, që megjithatë ka humbur rajonin tjetër të rëndësishëm Marke.

Ndryshimi kushtetues është miratuar nga Parlamenti dhe nëse konfirmohet, do të jetë efektiv në zgjedhjet e vitit 2023. Ky votim ishte planifikuar fillimisht për në maj por u shty për shkak të pandemisë COVID-19, e cila deri tani u ka marrë jetën më shumë se 35 mijë njerëzve në Itali.

A.C/Dosja.al

Shto Koment