
TIRANË– Presidenti i Republikës IIir Meta, përmes një statusi në “Facebook” shkruan se sot bëhen 22 vjet nga miratimi i Kushtetutës nga populli.
Meta thekson se populli do t’ja u kthejë legjitimitetin institucioneve përmes referendumit të 25 prillit.
‘Sot mbushen 22 vjet nga Referendumi i 22 nëntorit 1998, miratimit të Kushtetutës nga populli. Neni 2 i saj, thotë: “Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit”. Vetëm populli do t’ja u kthejë legjitimitetin institucioneve përmes REFERENDUMIT të 25 prillit.’- shkruan Meta ne Facebook.
(A.B)/Dosja.al