Showbiz

“Një mënyrë modeste për t’i falenderuar”/ “Tre muskutjerët” Redon Makashi, Elton Deda dhe Aleksandër Gjoka dhurojnë 500 maska dhe ëmbëlsira për mjekët e spitalit infektiv

Ditën e sotme Redon Makashi, Elton Deda dhe Aleksandër Gjoka kanë dhuruar 500 maska për spitalin  infektiv dhe ëmbëlsira për stafin mjekësor.Këtë e ka bërë me dije Aleksandër Gjoka duke thënë se kjo ishte një mënyrë modeste për t’i falenderuar ata.
Featured image of article: “Një mënyrë modeste për t’i falenderuar”/ “Tre muskutjerët” Redon Makashi, Elton Deda dhe Aleksandër Gjoka dhurojnë 500 maska dhe ëmbëlsira për mjekët e spitalit infektiv Redon Makashi, Pellumb Pipero, Aleksander Gjoka dhe Elton Deda

TIRANË-Gjatë kësaj kohe ku pandemia e koronavirusit ka izoluar Shqipërinë, kjo nuk ka penguar artistët që në një mënyrë a në një tjetër të ndihmojnë sadopak, mjekët dhe infermierët të cilët janë në vijën e parë të kësaj lufte.

Kështu ditën e sotme Redon Makashi, Elton Deda dhe Aleksandër Gjoka kanë dhuruar 500 maska për spitalin  infektiv dhe ëmbëlsira për stafin mjekësor.

Këtë e ka bërë me dije Aleksandër Gjoka duke thënë se kjo ishte një mënyrë modeste për t’i falenderuar ata.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Sot dhuruam 500 maska për mjekët e spitalit të Infektivit në Tiranë. Ishte mënyra jonë modeste për t’i falënderuar këta heronj të heshtur të cilët po përballen me luftën kundër Covid-19. Kishim premtuar se një pjesë e të ardhurave nga shitja e biletave të koncerteve në Greqi do shkonin për fondin e rindërtimit të tërmetit të 26 Nëntorit, por gjykuam se lufta kundër Covid-19 është më aktuale dhe maskat dhuruar sot do ofrojnë ndihmë konkrete mjekëve dhe infermierëve të spitalit. Mirënjohje dhe respekt për heronjtë tanë. Keep rocking,”-  shkruan Aleksandër Gjoka.

Kujtojmë se ‘Tre muskutjerët’ kanë dhënë ndihma edhe për familjarët e prekur nga tërmeti i 26 nënëtorit, i cili mori jetën e 51 personave.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment