Aktualitet

Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Redjan Rraja s’rri dot më në qeli, kërkon me ngulm lirinë në Apel

Në nëntor të vitit të shkuar, Apeli rrëzoi kërkesën e tij për tu liruar duke lënë në fuqi masën “arrest me burg”, e cila ishte dhënë nga Shkalla e Parë. Por i akuzuari ka bërë rekurs në Apel për vendimin duke kërkuar lirinë e tij.
Featured image of article: Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Redjan Rraja s’rri dot më në qeli, kërkon me ngulm lirinë në Apel Redjan Rraja

TIRANË– Redjan Rraja, i vetmi person i arrestuar për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoji, ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Lartë të Apelit.

Në nëntor të vitit të shkuar, Apeli rrëzoi kërkesën e tij për tu liruar duke lënë në fuqi masën “arrest me burg”, e cila ishte dhënë nga Shkalla e Parë. Por i akuzuari ka bërë rekurs në Apel për vendimin duke kërkuar lirinë e tij.

Rraja, i njohur ndryshe si ‘Dara” i Krujës, që është gjithashtu edhe nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja. Ai u arrestua nga Policia e Shtetit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi e më pas drejt Italisë dhe u zbulua nga shenjat e gishtave të gjetura në një palë syze në makinën Benz ngjyrë gri, që u braktis i padjegur nga atentatorët në Ishëm.

Vetë Rraja ka deklaruar se nuk ka marrë pjesë në atentat dhe se në momentin që ndodhi atentati ndodhej me të dashurën e tij, modelen Kejvina Kthella. Gjykata e ka lënë të riun në burg deri në përfundimin e hetimeve për atentatin. Pista kryesore që po hetohet në lidhje me atentatin ndaj Ndoja është ajo e pronave në Gjirin e lalëzit, ku mendohet të ketë pasur interes Rrumi. Për këtë ngjarje janë shoqëruar në Polici Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, të cilët pas dëshmisë janë lënë të lirë.

Si ndodhi atentati i 1-nëntorit

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një skenë hollivudi e krimit shqiptar u përsërit në muajin nëntor të vitit 2019, në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë. Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku që ndërroi jetë disa ditë pas atentatit, dhe një person i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Pëllumb Ymeri (Rrumi), ngelën të plagosur pasi ndaj tyre u qëlluan mbi 20 plumba.

 

Atentatorët dyshohet se janë një skuadër vrasësish me pagesë, ndërsa pak orë pas ngjarjes në Ishëm, u gjet makina e tyre e pa djegur dhe brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47. Vetë Ndoja ka thënë se nuk i njeh autorët e atentatit.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment