Showbiz

Redjan Rraja u arrestua, Kejvina ia “lun” Malumës… por këngëtari e lë thatë (ME FOTO)

Kthella e ka shprehur gjithmonë në rrjetet e saj sociale, simpatinë që ka për këngëtarin latin Maluma,  të cilit i ka shkuar edhe në një koncert. 
Featured image of article: Redjan Rraja u arrestua, Kejvina ia “lun” Malumës… por këngëtari e lë thatë (ME FOTO) Maluima dhe Kejvina Kthella

TIRANË– Pas marrjes në pyetje për plot 10 orë në Polici, ku edhe u pyet lidhur me marrëdhënien e saj me Redian Rrajën, Kejvina Kthella ka vendosur të “harrojë” gjithçka me kërcim.

Sikur mos të kishte ndodhur asgjë, Kejvina ka vendosur që “show duhet të vazhdojë” duke u rikthyer në spektaklin e kërcimit me një këngë të Malumës. 

Në postimin që ajo ka bërë në Instagram, modelja i ka bërë “tag” këngëtarit latin, gjë për të cilën e kanë ndihmuar edhe fansat, por ende asnjë sinjal jeshil. 

Postimi i Kejvina Kthellës
Funpage i Kejvinës i bën tag Malumës

Kthella e ka shprehur gjithmonë në rrjetet e saj sociale, simpatinë që ka për këngëtarin latin Maluma,  të cilit i ka shkuar edhe në një koncert. 

Në koncert bashkë me Kejvinën ka shkuar edhe këngëtarja tjetër Tayna bashkë me miq të tyre, duke takuar madje edhe Malumën. 

Mesa duket edhe pse në një lidhje dashurie me Redjan Rrajën, Kejvina nuk e harron të preferuarin e saj. 

Redjan Rraja u arrestua pak ditë më parë dhe cilësohet si një nga atentatorët e 1 nëntorit, ku vdiq Andi Maloku dhe u plagos prokurori Arjan Ndoja dhe miku i tij, Pëllumb Ymeri (Rrumi i Shijakut). Deri më tani, pista e hetuesve është ajo e konflikteve për pronat tek Gjiri i Lalzit, dhe grupi i atentatorëve dyshohet se përbëhet nga 5 persona, mes tyre edhe Julian Sinaj, “Juli i Pashakos”, por ky i fundit jo më larg se dje i mohoi akuzat.

Ndërkohë që Kejvina Kthella, sipas burimeve në Polici dhe prokurori rezulton se është alibia e Redjan Rrajës, i cili ka thënë para grupit se e ka të dashur modelen dhe se ka qenë me të në momentin e atentatit.

Kejvina kishte gjithashtu në përdorim një makinë superluksoze, që është në pronësi të “Darës së Krujës”, e që kushton jo pak por rreth 30 mijë euro dhe që është sekuestruar.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment