Aktualitet

Redjan Rraja nuk dorëzohet, apelon vendimin e Gjykatës dhe kërkon lirinë me kusht

Rraja akuzohet se është një nga personat kycc që ka lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje që u shënjua me dy të plagosur, vetë prokurorin dhe Pëllumb Ymerin të njohur ndryshe si Rrumi dhe me vdekjen e shoferit të Ndojës, Andi Malokun.
Featured image of article: Redjan Rraja nuk dorëzohet, apelon vendimin e Gjykatës dhe kërkon lirinë me kusht Redjan Rraja
Përditësuar:

TIRANË– I arrestuari i vetëm për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, Redjan Rraja kë kërkuar lirimin nga burgu. Nëpërmjet avokatit, Besnik Ccerekja, 34-vjeçarja ka apeluar vendimin “arrest me burg” të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, duke kërkuar lirimin me kusht.

Rraja akuzohet se është një nga personat kycc që ka lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje që u shënjua me dy të plagosur, vetë prokurorin dhe Pëllumb Ymerin të njohur ndryshe si Rrumi dhe me vdekjen e shoferit të Ndojës, Andi Malokun.

Redjan Rraja, u arrestua nga Policia e Shtetit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi. Rraja u zbulua nga gjurmët e gishtave të gjetura në një prej syzeve që ndodheshin në makinën Benz ngjyrë gri, që u gjet e padjegur në Ishëm me të cilën po udhëtonin autorët e atentatit.

Vetë Rraja ka deklaruar se po largohej nga Shqipëria drejt Italisë për aryse personale, duke shtruar se nuk kishte lidhje me atentatin. Alibija e tij për akuzat e Prokurorisë është se në momentin që ka ndodhur atentati ka qënë bashkë me të dashurën e tij, modelen e njohur Kejvina Kthellën. 

Për këtë arsye, grupi hetimor mori në pyetje Kthellën, ku i është sekuestruar edhe telefoni. Kejvina kishte gjithashtu në përdorim një makinë superluksoze, që është në pronësi të “Darës së Krujës”, e që kushton jo pak por rreth 30 mijë euro dhe që është sekuestruar. 

Ende nuk dëshmia e modeles në polici, por Redjan Rraja u la në burg nga gjykata, e cila caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”. Ndërkohë që vepra penale, “kundër dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” do të kthehet në atë të vrasjes. Ende mbeten në fuqi akuzat për  “Vrasja e funksionarëve publikë”, e mbetur në tentativë, që lidhet me prokurorin Arjan Ndoja dhe  dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Rraja është edhe nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rrajës. 34-vjeccari është diplomuar për stomatologji dhe prej vitesh jeton në Kanada dhe Shqipëri.

 (f.m/dosja.al)

Shto Koment