Politike

Rebel si gjithmonë! Vangjush Dako hipën ‘bishën luksoze’ mbi trotuarin në Durrës, s’e cënon askush

FOTO
Dosja.al ju sjell një foto ku shihet fuoristrada e Dakos, e llojit “Range Rover:, me targa ‘AA 230 VT’, e parkuar mbi trotuar, gjë që nuk është e lejueshme.
Featured image of article: Rebel si gjithmonë! Vangjush Dako hipën ‘bishën luksoze’ mbi trotuarin në Durrës, s’e cënon askush Vangjush Dako dhe makina e tij

DURRËS– Edhe pse nuk është më në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Durrësit dhe është larguar zyrtarisht nga drejtimi i strukturave të Partisë Socialiste në qytetin bregdetar, Vangjush Dako, vijon të tregojë ‘rebelimin’ e tij.

Dosja.al ju sjell një foto ku shihet fuoristrada e Dakos, e llojit “Range Rover:, me targa ‘AA 230 VT’, e parkuar mbi trotuar, gjë që nuk është e lejueshme.

Makina e Vangjush Dakos

Nuk dimë të themi nëse është vetë Dako ai që e ka parkuar makinën në këtë mënyrë, apo ndonjë familjar i tiji, por në xhamine parmë të mjetit luksoz nuk shihet asnjë fletë gjobe. Rreth makinës, gjithashtu nuk shihet asnjë efektiv i Policisë Bashkiake që të jetë shqetësuar për këtë manovër t ëish-drejtuesit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithsesi, kjo nuk është hera e parë që Vangjush Dako bie në sy për mënyrën se si parkon makinën. Edhe kur ishte kryetar Bashkie, Dako nuk shquhej shumë për një mënyrë të rregullt parkimi të mjetit.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment