Sociale

Realizohet me sukses ndërhyrja e rrallë në QSUT, mjekët shpëtojnë fëmijën me keqformim të palcës kurrizore

Mjekët kanë arritur të shpëtojnë foshnjën, që pas ndërhyrjes ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Featured image of article: Realizohet me sukses ndërhyrja e rrallë në QSUT, mjekët shpëtojnë fëmijën me keqformim të palcës kurrizore Mjekët e QSUT-së në përfundim të ndërhyrjes kirurgjikale

TIRANË– Lajm i mirë nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, aty ku mjekët e neurokirurgjisë, kirurgjisë pediatrike, reaminacionit dhe djegie-plastike, kanë kryer një ndërhyrje të rrallë tek një foshnje 11-ditëshe.

Mjekët kanë arritur të shpëtojnë foshnjën, që pas ndërhyrjes ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Lajmin e jep ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që ndër të tjera shkruan:

‘Një ndërhyrje e rrallë tek një bebe vetëm 11 ditësh me keqformim të palcës së kurrizit u realizua me sukses nga ekipi i mjekëve të neurokirurgjisë, kirurgjisë pediatrike, reanimacionit pediatrik dhe shërbimit të djegie-plastikës në QSUT.
Falë investimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për rezonancën e re moderne në neurokirurgji, u bë e mundur identifikimi i keqformimit të rrallë dhe me profesionalizmin e ekipit multidisiplinar të mjekëve të #QSUT, sot gëzon shëndet të plotë. Investojmë për shëndetin. Krenare për mjekët”.

Mjekët e QSUT-së në përfundim të ndërhyrjes kirurgjikale

Shto Koment